RTSH 24 Live

Aktualitet

Trafikuan më shumë se 1 mijë kg drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet për 4 persona

20 orë para

Trafikuan më shumë se 1 mijë kg drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet për 4 persona

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për 4 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë në Gjermani. SPAK kërkon Gjykimin e Islam Sefës (alias Xaka), Hajdar Lalës (alias Xaka, alias Sefa), Vidjan Barokës dhe Durim Xakës. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se këta persona dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve 2020-2021 kanë trafikuar në Gjermani më shumë se 1 mijë kg marijuanë, vlera e së cilës arrin shumën e 3,374,400 euro.

Islam Sefa dhe Hajdar Lala kanë pasur rol drejtues dhe financues, ndërsa Vidjan Baroka, Durim Xaka dhe bashkëpunëtorët e tyre, kanë pasur rol ndihmues.

SPAK njofton se qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto episode, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal.

/rtsh.al/