RTSH 24 Live

Kronika

Tiranë/ Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh kontrabandë, në pranga pronari i dyqanit

27/09/2022

Tiranë/ Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh kontrabandë, në pranga pronari i dyqanit

S.R., 37 vjeç ka rënë në pranga të policisë pasi ju gjendën në dyqan dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Policia sekuestroi mallin të cilët i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- S. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara", thuhet në njoftim.

/rtsh.al/