RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë, konfliktohen 2 shtetas, përfundojnë në spital prej lëndimeve të shkaktuara njëri- tjetrit

10/06/2023

Tiranë, konfliktohen 2 shtetas, përfundojnë në spital prej lëndimeve të shkaktuara njëri- tjetrit

Dy shtetas janë konfliktuar në Tiranë dhe më pas kanë përfunduar në spital, për shkak të dëmtimeve që i kanë shkaktuar njëri- tjetrit. Policia bëri të ditur se shtetasit Xh.G., dhe A.T., janë përplasur me njëri-tjetrin për motive ende të paqarta.

E pranishme në këtë përplasje fizike ka qenë edhe bashkëshortja e njërit prej personave, e cila pas ngjarjes edhe ajo është dërguar në spital për egzanimin mjekësor.

"Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“- njofton policia.

/rtsh.al/