Tetori i Librit i cili ngriti siparin edhe për këtë vit rikthen në Tiranë poeten Laureate Luljeta Lleshanakun.
Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, poetja e vargjeve moderne shprehet e lumtur për takimet me miqtë dhe lexuesit të cilët e presin gjithmonë me ëndje e kërshëri.
“Kthehem me mall në Shqipëri. Sigurisht takoj me kënaqësi miqtë e vjetër. Një botim i ri në Shqipëri do të jetë sfida e madhe për mua”, u shpreh Lleshanaku.
Ne Tetorin e Librit e gjithë vëmendja i kushtohet letërsisë, krijuesve dhe lexuesve të saj ku më anë të aktiviteteve synohet gjithë përfshirja.
Për poeten, Laureate afrimi i lexuesit tek librat mbetet një sfidë jo vetëm kombëtare, por e përbotshme pasi sipas saj ky është një proces i vështirë e dinamik.
"Një nga mënyrat për të tërhequr brezin e ri, reformimi i teksteve shkollore lidhur me letërsinë", tha poetja.
Ky muaj do të ketë aktiviteteve të shumta për letërsinë dhe takime të shumta me shkrimtarë të ndryshëm shprehet drejtoresha e QKLL.
Tetori I librit organizohet prej 10 vitesh në vendin tonë.
Gazetare: K.Kule
/rtsh.al/