Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Hlkidhikisë, Selanikun dhe thuajse gjithë Greqinë veriore.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës , bëhet e ditur për një lëkundje me magnitudë 5.2 ballë që ka ndodhur në orën 19:05 minuta të pasdites të së dielës.
Epiqendra e tërmetit mësohet se është 12 kilometra në jugperëndim të zonës detare të Nea Moudania, në Halkidiki.
Po sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, shpjegohet se thellësia ishte në vetëm 15.9 kilometra, ndaj dhe është ndjerë jashtë mase.
Lëkundja fillestare u shoqërua me nga dy tërmete të tjera më të vogla, të cilët u ndjenë edhe në disa zona të tjera pranë Selanikut, ku në orën 19:07 ka pasur lëkundje me magnitudë 4.2 dhe një tjetër 2.8 në orën 19:12.
Gjithsesi deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo në materiale, por dëshmi të qytetarëve tregojnë se ka shkaktuar panik sidomos në banorët e kateve të larta.
/rtsh.al/