RTSH 24 Live

Teknologji

Tërësisht prej xhami/ Zbulohet dizajni i iPhone 14

27/11/2021

Tërësisht prej xhami/ Zbulohet dizajni i iPhone 14

Teksa Apple po përgatitet për versionin e ri të iPhone 14, në rrjetet sociale po qarkullon dizajni i smartphonit. Një patentë e Apple e dorëzuar së fundmi në qeverinë amerikane përshkruan një pajisje “të gjitha xhami” me një ekran që shtrihet në të gjithë pjesën e përparme, të pasme dhe skajet. “Wrap-around” ekran në mënyrë efektive do të lejojë të dyfishojë sasinë e hapësirës së ekranit pa ndryshuar madhësinë e telefonit. Kjo do t’i lejojë përdoruesit të kryejnë shumë detyra. Njëra anë e celularit mund të përdoret për të mbajtur shënime, ndërsa tjetra funksionon si një ekran konvencional. Apple pritet të prezantojë iPhone 14 shtatorin e ardhshëm, kështu që është e mundur që ne të shohim iPhone-in e parë tërësisht prej xhami.