RTSH 24 Live

Sociale

Temperaturat e larta/ Shtohen rastet me gastroenterite, zënë 50 % të vizitave në urgjencën e Gjirokastrës

19/07/2024

Temperaturat e larta/ Shtohen rastet me gastroenterite, zënë 50 % të vizitave në urgjencën e Gjirokastrës

Temperaturat e larta që kanë karakterizuar këtë periudhë kanë ndikuar edhe në rritjen e rasteve që paraqiten pranë urgjencës së spitalit rajonal Omer Nishani, për të kërkuar ndihmë mjekësore. Nga rreth 80 vizita në ditë, 50% e tyre janë pacientë me gastroenterite bëjnë të ditur burime nga ky shërbim.

Simptomat që pacientët shfaqin më shpesh janë diarre, temperatura, shfaqin dobësi trupore dhe ndjesinë e të vjellit. Trajtimi ka qenë simptomatik”, u shpreh mjekja Ana Llukani.

Bluzat e bardha në këto ditë vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar, duke rekomanduar 1 paketë këshillash mjekësore siç janë: “shmangia e temperaturave të larta, shmangia  ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, marrja e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimi duhet të jetë i sigurt dhe të mos ketë baktere ose të jetë i ndotur”

Një përdorim të veçantë gjatë kësaj periudhe duhet të zënë edhe syzat, kapelat e veshjet sa më të lehta. Pacientët e prekur nga gastroenteritet janë të moshave të ndryshme, por ata që i kalojnë më me vështirësi janë të sëmurët kronikë.

/rtsh.al/