RTSH 24 Live

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, qëllohet për vdekje 49-vjeçari! Viktima i dënuar më parë për drogë në Greqi

16/12/2022

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, qëllohet për vdekje 49-vjeçari! Viktima i dënuar më parë për drogë në Greqi
Viktima, Edmond Papa

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i vrarë një 49-vjeçar, i identifikuar si Edmond Papa. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku" në një lokal, ku një person, ende i pa identifikuar, ka qëlluar me pistoletë 49-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Rezulton se viktima është me precedent në Greqi, ku ka kryer një dënim për drogë, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Ai ishte banues në Sarandë, ku edhe kishte në pronësi një hotel.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku",  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.- thuhet në njoftimin e policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/