Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne (24 shkurt) në Kurbin, ku për pasojë ka humbur jetën një 67-vjeçar. Policia njofton se ngjarja është regjistruar në rrugën e fshatit Vilëz, në Zhejë, ku 67-vjeçari është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Nuk dihen ende më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
/rtsh.al/