RTSH 24 Live

Politikë

Takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Rama: Bisedime për projekte të përbashkëta për energjinë

15/11/2022

Takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Rama: Bisedime për projekte të përbashkëta për energjinë

Kryeministri Edi Rama kaq zbardhur detaje nga takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili ndodhet në një vizitë në vendin tonë. Në një postim në Facebook, ku ka publikuar foto me Presidentin azer, Rama shkruan se ata biseduan për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë.

Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.

Presidenti i Azejbarxhanit, vizita e parë e një Presidenti azer në vendin tonë, u prit sot me ceremoni shtetërore nga Presidenti bajram Begaj. Mes tyre u zhvillua edhe një takim kokë më kokë, pas të cilit Presidenti Begaj bëri me dije se diskutimet u fokusuan veçanërisht në nevojën për identifikimin e fushave të interesit të përbashkët dhe rrugët konkrete për thellimin e bashkëpunimit.

/rtsh.al/