RTSH 24 Live

Sociale

Surrogacia me pagesë apo me vullnetarizëm, Mjeku: Surrogacia e lejuar vetëm për qëllime mjekësore

24/04/2024

Surrogacia me pagesë apo me vullnetarizëm, Mjeku: Surrogacia e lejuar vetëm për qëllime mjekësore

Nuk kanë qenë as të lejuara  e as të ndaluara por me projektligjin për shëndetin riprodhues dhe atë seksual nënat surrogate do të jenë të formalizuara me ligj dhe marrëdhëniet e tyre me prindërit natyralë do të jenë të mirë përcaktuara. Gjinekologu Blerti Cami shpjegon se surrogacia sipas projektligjit do të bëhet vetëm për qëllime mjekësore

Nuk do të ketë nëna surrogate për qëllime sepse kështu dëshirojnë njerëzit. Do të jetë vetëm për arsye mjekësore, që do të thotë një vajzë e re e cila ka lindur pa mitër ose cila për shkak të një sëmundje gjatë jetës është e detyruar ti hiqet mitra. Pra provon që ajo nuk ka mundësi të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale përmes mitrës së saj ose ka sëmundje të cilat i rrezikojnë seriozisht shtatzëninë”, tha gjinekologu Blerti Cami.

Me pagesë apo me vullnetarizëm si do të rregullohet kjo marrëdhënie mes nënave surrogate dhe prindërve?

Do të jetë mbi baza vullnetare apo mbi baza njohjeje? Mundet, teorikisht që një shoqe e ngushtë të jetë e gatshme të ndihmojë shoqen e saj. Do të jenë spitalet që do ta sigurojnë këtë gjë apo do të jetë kundrejt pagesës? Kjo duhet diskutuar dhe plotësuar për ta rregulluar në detaje marrëdhënien mes atyre që kanë nevojë për shërbimin mjekësor dhe pacientë që do të ofrojnë ndihmën e vetë”, tha mjeku.

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe atë seksual rregullon edhe marrëdhëniet mes ofruesve të shërbimeve invitro dhe prindërve të interesuar të cilat më parë kanë qenë shumë të përgjithshme dhe jo të detajuara. Drafti është aktualisht në proces konsultimi .

/RTSH/