RTSH 24 Live

Politikë

Sulo: Non-grata e Berishës mund të shkojë në tryezën amerikane! Ja çfarë pritet! | "3D" në RTSH

08/11/2024

Sulo: Non-grata e Berishës mund të shkojë në tryezën amerikane! Ja çfarë pritet! | "3D" në RTSH

Analisti Arion Sulo mendon se Sulo Non-grata e Berishës mund të shkojë në tryezën amerikane. Ai kujton një deklaratë  të një prej njerëzve më të afërt të  presidentit Trump se administrata e tij nuk ka lidhje me "çështjen Berisha". Kjo është një legjendë e shpikur nga të majtët, tha analisti Sulo. Nuk ka prova, shtoi ai.

Lidhur me reagimin e kryeministrit Rama, Sulo vlerësoi se ai nuk është i gëzuar për fitoren e Turmpit.

Ndërkaq analisti kujtoi disa deklarata të zotit Grenell kundër sekretarit amerikan të shtetit Blinken lidhur me disa qendrime amerikane për figura të ndryshme politike në Ballkan, përfshirë dhe zotin Berisha.

Zoti Sulo ju referua edhe lajmeve se dhëndërri i zotit Tramp, synon të investoje në Sazan dhe Zvërnec, duke konkluduar se Shqipëra nuk mund të shitet e të blihet që zoti Rama të rrijë në pushtet.

Edhe një herë analisti Sulo këmbënguli se non-grata e Berishës mund të shkojë në tryezën e presidentit Trump, por çfarë do të bëhet nuk dihet.

Në vlerësimin e tij zoti Sulo tha se ardhja në pushtet e Trump mund të zvogëlojë ndikimin e Ramës në SPAK dhe reformën në drejtësi.

/ rtsh.al /