Një sulm masiv me raketa dhe dronë rus ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë në të gjithë Ukrainën, ndërsa të paktën 10 persona kanë humbur jetën.
Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, tha se termocentralet e saj kishin pësuar "dëme të konsiderueshme", duke çuar në ndërprerje të energjisë elektrike.
Operatori shtetëror i energjisë i vendit, Ukrenergo, ka deklaruar se do të zbatojë "masa kufizimi" për të gjithë Ukrainën. Sipas autoriteteve ukrainase, ky sulm është më i madhi i këtij lloji që nga fillimi i shtatorit, ku në total, rreth 120 raketa dhe 90 dronë u lëshuan.
"Qytetet paqësore, civilët që flenë dhe"infrastruktura kritike u vunë në shënjestër”, tha ministri i jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha.
Ministria ruse e mbrojtjes raportoi se kishte goditur të gjitha objektivat e saj, duke thënë se sulmi i saj ishte ndaj "infrastrukturës thelbësore të energjisë që mbështet kompleksin ushtarako-industrial ukrainas".
Sulmi ishte i teti në shkallë të gjerë që synonte objektet energjetike të Ukrainës këtë vit.
Zyrtarët ukrainas kanë frikë se sulmi mund të sinjalizojë një përpjekje tjetër të përbashkët ruse për të shteruar rrjetin elektrik ndërsa dimri mbërrin, duke shkaktuar edhe një dimër tjetër të vështirë./ BBC
/rtsh.al/