RTSH 24 Live

Botë

Sulmet në kampin e refugjatëve Jabalia, Komisioneri i OKB-së: E tmerrshme, armëpushimi është dëshpërimisht i nevojshëm

20/11/2023

Sulmet në kampin e refugjatëve Jabalia, Komisioneri i OKB-së: E tmerrshme, armëpushimi është dëshpërimisht i nevojshëm

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka reaguar mbi sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, duke e cilësuar si një prej ngjarjeve më të tmerrshme teë 48-orëve të fundit në Gaza.

Turk iu referua gjithashtu edhe sulmeve në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja.

"Vrasjet e kaq shumë në shkolla të kthyera në strehimore, mes ikjes së qindrave nga spitali Al-Shifa dhe zhvendosjes së vazhdueshme në Gazën jugore, krejtësisht në kundërshtim me mbrojtjen e civilëve të kërkuar sipas ligjit ndërkombëtar. Sa më shumë dhunë, gjakderdhje dhe mjerim do të duhet para se njerëzit të vijnë në vete? Sa civilë të tjerë do të vriten? Kjo duhet të ndalet. Njerëzimi duhet të jetë i pari. Një armëpushim mbi baza humanitare dhe të të drejtave të njeriut është dëshpërimisht i nevojshëm. Tani", shkroi Turk në X, i njohur më parë si Tuitter.

Sulmet ajrore izraelite vranë shumë palestinezë në shkollën Al Fakhoura, të drejtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), në kampin e refugjatëve Jabalia dhe një shkollë tjetër në Tall az-Zaatar, gjithashtu në Gazën veriore.

Të paktën 50 persona u vranë në sulmin në shkollën Al Fakhoura dhe qindra të tjerë u plagosën.

/rtsh.al/