RTSH 24 Live

Ekonomi

Subvencionet në bujqësi, deri tani, mbi një mijë aplikime në qarkun e Gjirokastrës

03/04/2024

Subvencionet në bujqësi, deri tani, mbi një mijë aplikime në qarkun e Gjirokastrës

Pranë drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër vazhdon procesi i aplikimeve në skemat e mbështetjes me subvencione në bujqësi  dhe dhënia e asistencës së nevojshme që ky proces të jetë sa më i lehtë për fermerët. 

Balil Bineri, përgjegjës në këtë institucion shprehet se nga dita e parë e deri sot janë kryer mbi 1000 aplikime në rang qarku, Sipas tij skema më e aplikuar është ajo e naftës .

Bineri pohon gjithashtu se për sa ju përket fermerëve që tokat i kanë më qira që në qarkun e Gjirokastrës janë të shumtë në numër, duhet të marrin informacionin e nevojshëm pranë zyrave të bujqësisë për dokumentacionin e nevojshëm

Aplikimet në skemën kombëtare të mbështetjes me subvencione që u çelën në 27 mars do të mbyllen në 19  prill.

RTSH