RTSH 24 Live

Teknologji

Starlink në Shqipëri, Mertenika: Elon Musk "egoisti" i teknologjisë. Përftimi më i madh në turizëm

11/04/2024

Starlink në Shqipëri, Mertenika: Elon Musk "egoisti" i teknologjisë. Përftimi më i madh në turizëm

Një lajm të mirë e ka konsideruar inxhinieri i bio-nanoteknologjisë, Ermand Mertenika faktin se sateliti Starlink tashmë përfshinë edhe vendin tonë. Në lidhje me Skype për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Mertenika, e konsideroi Elon Musk si “egoist” të teknologjisë.

Sipas tij, përfitimi më i madh do të jetë në turizëm, pasi do mundësojë marketing më të fortë për vendin tonë.

Elon Musk ‘egoisti’ i teknologjisë, ose edhe i elektronikës, mendoj që kjo mund të jetë e dyanshme. Mendoj që koncepti, primare kryesore është truizmi, se Shqipëria e ka pikë të fortë këtë. Kjo do jetë një mundësi e fortë për marketingun dhe ky është një lajm i mirë. Ajo që unë kam pyetje dhe kam parë analiza lidhur me rrezatimin 5G. Mund të shkaktojë edhe efekte anësore, kryesisht në bioteknologji sepse kemi të bëjmë me bashkëveprimin e dritës me lëndën, pra rrezatimit me trupin tonë”, u shpreh ai.  

/rtsh.al/