RTSH 24 Live

Kulturë

Sporanoja italiane Pirozzi trainon artistët e rinj shqiptarë

25/05/2023

Sporanoja italiane Pirozzi trainon artistët e rinj shqiptarë

Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor hap Thirrjen e Dytë për MASTERCLASS në programin e parë profesional muzikor 
“Akademia Teatrale”, njofton ministrja e kultrurës Elva Margariti në rrjetet sociale.

Programi synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike.

Ai do të jetë nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të Anna Pirozz-it, e cilësuar si sopranoja më e suksesshme italiane dramatike.

Më më 3 qershor, artistët e rinj do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht PA PAGESË, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të 
këndimit dhe ndërtimit të një roli.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 28 maj. 

/ rtsh.al /