RTSH 24 Live

Aktualitet

Spitali i Shkodrës arrin një rekord historik me 4200 ndërhyrje

01/04/2023

Spitali i Shkodrës arrin një rekord historik me 4200 ndërhyrje

Në të gjithë historinë e kirurgjisë në Shkodër, viti i shkuar ishte më intensiv duke shënuar edhe numrin më të lartë të ndërhyrjeve në histori, 4200 ndërhyrje intervente të suksesshme.

Për këtë Kryeministria i vlerësoi stafin duke shprehur mirënjohje për kirurgët në Shkodër. Për shefin e këtij reparti Gëzim Galiqi, ky sukses nuk është rastësor, pasi janë trashëgues të mjekve ndër vite si Ferit Hoti, Alia Spahia, Ramiz Hafizi e shumë të tjerë

Krahas ruajtjes së traditës, vazhdimisht në spitalin e Shkodrës po kryhen edhe ndërhyrje me teknika të reja.

Kjo edhe falë investimeve të bëra vitet e fundit, ku sallat e reja kanë lehtësuar punën për bluzat e bardha

Nëse e pyesim një kirurg për ndërhyrje të vështirë, nuk di kë të zgjedhë pasi motivimi për të përfunduar me sukses është i njëjtë.

Megjithatë, doktor Gëzimi thotë se ndërhyrjet onkologjike mbeten me risqe më të larta

Mjekësia është shkencë e cila vazhdimisht ndryshon, e sfidë mbetet përshtatja me teknikat dhe terapitë më të reja.

Spitali Rajonal i Shkodrës ka nxjerrë emra të nderuar të mjekësisë shqiptare të cilët me punën e tyre kanë shënjuar historinë ndërsa trashëgimia e atij brezi të artë mjekësh vijon edhe në ditët e sotme nga doktorë si Gëzim Galiqi i cili prej 25 vitesh kontribon në shëndetësinë shqiptare.

/rtsh.al/