RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali dhe Balla dënojnë dhunën ndaj Mëngjesit: U godit në mënyrë kriminale, sulmi u përdor politikisht

30/05/2024

Spiropali dhe Balla dënojnë dhunën ndaj Mëngjesit: U godit në mënyrë kriminale, sulmi u përdor politikisht

Dhuna ndaj avokatit të ish-kryeministrit Berisha, Sokol Mëngjesi është dënuar njëzëri nga ana e mazhorancës. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali teksa i uroi urim të shpejtë Mëngjesit, deklaroi se avokati u godit në mënyrë kriminale nga autorë tashmë të identifikuar nga policia.

“Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin tuaj politik për çdo gjë që ndodh mbi faqen e dheut. Siç ishte rasti i djeshëm, ku z. Mëngjesi u godit në mënyrë kriminale nga autorë të identifikuar nga policia të cilën dua ta falenderoj për këtë. Por ju para se të prisnit, të duronit, shpallët fajtorin, Edi Rama. Dhe sot ju, nuk kanë as deccencën të kërkojnë falje. Shërim të shpejtë z.Mëngjesi dhe lutemi për të”, u shpreh Spiropali.  

Po ashtu, edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili duke iu drejtuar opozitës, tha se sulmin ndaj avokatit Mëngjesi e përdorën politikisht kundër mazhorancës. Balla theksoi se kjo është një prej ngjarjeve të zbardhura brenda 10 orësh.

Ratë në pellgun e baltës që familja Berisha dhe zëdhënëset e tij, nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë.

Për Sali Berishën kjo nuk është e re dhe ju e mbani mend reagimin e parë të vetë Sali Berishës sapo në 12 shtator 1998 u vra lideri historik i vërtetë i PD, Azem Hajdari. Kur ende policia po administronte vendin e krimit, njeriu doli në konferencë për shtyp dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të Nanos. Historia tregoi gjithçka ndryshe.

Prisja sot, të vinit këtu dhe të thonit: dëgjoni nuk ishte kështu, sepse kjo është një ngjarje e rëndë, nuk është sekret. Para pak minutash kam biseduar me doktorët e spitalit tonë të Traumës, i falënderoj pasi po bëjnë një punë të shkëlqyer ndaj avokatit të nderuar z.Mëngjesi dhe po ashtu, besoj se biem dakord se kjo është një nga ngjarjet e zbardhura brenda 10 orësh dhe të gjithë personat e përfshirë, edhe porositësi është në burg”, u shpreh Balla.

/rtsh.al/