Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar dy vila në Kodrën e Diellit, të cilat janë në pronësi të Monika Kryemadhit, deputetë e Partisë së Lirisë, dhe të nënës së saj, Fatme Kryemadhi. Ky veprim ka ardhur pasi Monika Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Vendimi për sekuestrimin e pasurisë është lidhur me hetimet ndaj Kryemadhit, ndërsa një ditë më parë, Gjykata e Apelit la në fuqi masën "Detyrim paraqitje". Monika Kryemadhi reagoi duke akuzuar SPAK për veprime të paligjshme dhe përdorimin e provave të falsifikuara në procesin ndaj saj.
Kujtojmë se në burg ndodhet ish-presidenti, Ilir Meta, ish-bashkëshorti i Kryemadhit, pasi akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, me dyshime të nisura që nga çështja CEZ-DIA.
Pasuritë e sekuestruara janë:
1. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;
kati nëntokë 139 m2,
kati i parë 79 m2,
kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.
2. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,
kati nëntokë 139 m2,
kati i parë 79 m2,
kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K.,
me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.
/rtsh.al/