Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit, Bashkia e Tiranës, Organizata Kombëtare për Dëshmoret e LANÇ-it dhe dëshmorë të tjerë të atdheut përkujtuan çlirimin e vendit nga forcat naziste.
Në këtë mbledhje morën pjesë personalitete, veteranë të LANÇ-it dhe qytetarë, ku u theksua se ruajtja e së kaluarës nuk është thjesht një detyrim moral, por një akt përgjegjësie për të ardhmen.
Kujtojmë se 80 vjet më parë, më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore.
Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre.
Gazetare: Jonida Omeri
/rtsh.al/