RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për Agim Locin: Ofroi 10 mijë lekë për votë

25/04/2024

SPAK përfundon hetimet për Agim Locin: Ofroi 10 mijë lekë për votë

SPAK ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e Agim Locit. Ky i fundit, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” pasi në zgjedhjet e 14 majit ku vajza e tij ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak Vlorë, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse, i ka ofruar një personi 10 mijë lekë me qëllim dhënien e votës ndaj një subjekti politik.

Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.

Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën monetare në vlerën  prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë)”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/