RTSH 24 Live

Aktualitet

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit. Rikthehet "Dita pa makina" në Tiranë

05/05/2024

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit. Rikthehet "Dita pa makina" në Tiranë

Sot, (5 maj) është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitet.

Dëshmorët e Kombit përkujtohen si çdo vit, edhe këtë 5 Maj.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ashtu si çdo vit edhe sot pritet të zhvillohen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit nga zyrtarë të shtetit dhe politikës që vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës rikthen traditën , “Tirana pa makina” nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Ndërsa në qendrën e Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive me rastin edhe të Pashkës Ortodokse.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

E diela do të jetë e mbushur me aktivitete të shumta dhe surpriza pa fund.

  1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues "Tirana pa makina', në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në oren 17:00, në segmentet e mëposhtme:

 - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti.

- Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit" deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

  1. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën "Ibrahim Rugova", Bulevardin "Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri" dhe në rrugën 'George.W.Bush".

 3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

  1. Linja Nr. 13 "Tirana e Re" dhe Linja Nr. 2 "TEG - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni Trenit" të devijojnë në rrugën "Ibrahim Rugova".

 

/rtsh.al/