RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu lokale

05/05/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu lokale

Gadishulli i ballkanit do të ndikohet nga masa ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim rritje graduale të temperaturave.

E Diel, 05 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     6/19°C

- Zonat e ulëta       8/25°C

- Zonat bregdetare 10/25°C

Kosovë

Kosova për dt. 05 Maj 2024 do të ketë kthjellime, vranësira dhe reshje lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C – 9°C në mëngjes deri në 20°C –21°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 06 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.  Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/25°C

- Zonat e ulëta       10/26°C

- Zonat bregdetare 12/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/