RTSH 24 Live

Aktualitet

Soreca i dorëzon progresraportin, Nikolla: Gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare!

20/10/2021

Soreca i dorëzon progresraportin, Nikolla: Gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti ambasadorin e BE-së,  Luigi Soreca, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Progresraporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021. “Progresraporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.