RTSH 24 Live

Teknologji

Sonda e Kinës rikthehet në Tokë, sjell mostra shkëmbore nga ana e paeksploruar e Hënës

25/06/2024

Sonda e Kinës rikthehet në Tokë, sjell mostra shkëmbore nga ana e paeksploruar e Hënës

Sonda hënore e Kinës është kthyer në Tokë duke sjellë me vete mostrat e para shkëmbore të marra nga ana e Hënës së paeksploruar.

Sonda kineze “Chang'e-6” zbarkoi në shkretëtirën e Mongolisë më 25 qershor, pas një misioni gati dy mujor në Hënë. Sipas shkencëtarëve analizimi i mostrave shkëmbore mund t'u përgjigjen pyetjeve kyçe se si formohen planetët.

Kina është i vetmi vend që ka zbarkuar në anën e largët të Hënës, pasi e ka bërë këtë më parë në vitin 2019.

Ana e largët e Hënës është teknikisht sfiduese për agjencitë hapësinore për t'u arritur për shkak të distancës së saj dhe terrenit të vështirë të kratereve gjigante dhe pak sipërfaqeve të sheshta që ndodhen në këtë anë të satelitit të Tokës.

Sonda “Chang'e 6” u nis në fillim të muajit maj dhe u ul me sukses në një krater pranë polit jugor të Hënës disa javë më vonë. Sonda përdori një krah robotik për të mbledhur mostrat e shkëmbinjve si dhe bëri disa fotografi të sipërfaqes së kësaj pjese të Hënës.

/rtsh.al/