RTSH 24 Live

Politikë

Skandali në SHBA/ Berisha: Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e Ramës, këshilltari i tij lidhje me Sinaloan

24/01/2023

Skandali në SHBA/ Berisha: Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e Ramës, këshilltari i tij lidhje me Sinaloan

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar mbi arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, duke kërkuar hetimin e lidhjes së ngushtë të tij me Kryeministrin Edi Rama.

Berisha ka deklaruar se duhet të hetohen të gjitha takimet që McGonigal ka zhvilluar me kreun e qeverisë, pagesat dhuratë që i janë dhënë nga këshilltari i Kryeministrit, Agron Neza dhe nga Dorian Duçka, teksa e cilëson këtë të fundit si këshilltarin e plotfuqishëm të Ramës.

Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza.

Disa muaj më parë, juria e madhe e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar: Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë. Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët”, tha Berisha.

Kreu demokrat akuzoi ndër të tjera Duçkës për lidhje me eksponentë të fuqishëm të trafikut të drogës, kartelin Sinaloa.

Pra, siç e shihni, një juri e SHBA vuri në hetim Ramën dhe këshilltarët e tij. Çfarë është zbuluar? Se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Gonigalit, 225 mijë usd në një dorë, 80 mijë usd në një dorë tjetër sipas mediave. Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? Gonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafias dhe zbulimit rus për të cilin ka lobuar te Rama, çfarë ëshgtë Dorian Duçka?  Duçka është një mafioz i punësuar si drejtor për 4 vite, në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që lidhën Ramën dhe Olsin dhe i çonin nga Rinasi në Pekin? Avionët e gjatë? Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Republikën popullore të Kinës dhe në SHBA. Duçka, sipas FBI, qendron në paradhomën e Kryeministrit. Ai përdor email dhe adresën qeveritare, sipaa hetimeve të FBI. Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga Kryeministria me eksponentë të kartelit të drogës, Sinaloa”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha ka deklaruar se ai nuk beson se SPAK do ta hetojë këtë ngjarje dhe në këtë mënyrë opozita do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar ndaj kryeministrit Rama.

Por, ajo që PD do merret, lidhet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme. Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh. SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij. Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë. Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është në hetim të përgjithshëm nga jo një, por disa vende”, është shprehur Berisha.

/rtsh.al/