RTSH 24 Live

Politikë

Sistem i unifikuar i adresave, Balla: Çdo banesë do ketë kodin e vet dhe çdo rrugë do ketë emërtesë, në të kundërt gjobë

30/05/2024

Sistem i unifikuar i adresave, Balla: Çdo banesë do ketë kodin e vet dhe çdo rrugë do ketë emërtesë, në të kundërt gjobë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë prezantimin e projektligjit “Për sistemin e adresave”, ku tha se do të krijohet një sistem i unifikuar adresash në rang vendi, ku çdo banesë dhe ndërtesë do të ketë kodin e saj unik prej 18 shifrash dhe çdo rrugë apo shesh do të ketë emërtimin e vet.

Balla tha se ky sistem i unifikuar do të përmirësojë shërbimet për qytetarët si dhe do të forcojë kapacitet shtetërore, ku nuk do të ketë më institucione me regjistrin e tyre të adresave, por do të jetë një regjistër i unifikuar për të gjithë vendin.

“Prezantoj pas një pune të gjatë që ka të bëjë me rregullimin e  sistemit të adresave në gjendjen civile. Biem dakord që ajo duhej rregulluar ishte unifikimi dhe standardizimin të sistemi të adresave në të gjithë Shqipërinë për të pasur mundësinë që çdo banesë dhe ndërtesë të ketë një numër unik dhe çdo rrugë e shesh të ketë një emërtesë. Në bazë të agjendës digjitale të Shqipërisë filloi një punë e mirë ku u hodhën themelet e para të këtij regjistri që do të unifikojmë me këtë ligj sa i përket mundësimit të përdorimit të një sistemi unik të menaxhimit të adresave dhe të lehtësohen shërbimet publike për qytetarët dhe bizneset. Puna filloi në 2017 për të bërë të mundur identifikimin dhe përmirësimin përditësimit të adresave në të gjithë vendin. Sot kemi 2.6 mln shtetas me adresë sipas standardit ligjor dhe kjo ka përmirësuar saktësinë e informacionit të adresave, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Do të shkojmë më tej të kemi një regjistër adresash unik në rang vendi, ku do te kenë detyrimin ligjor që ti referohen të gjitha institucionit. Nuk ka më që institucionet të kenë regjistrin e tyre. Flasim për standarde të unifikuara të adresave në rang vendi”, tha Balla.

Ministri Balla paralajmëroi kryebashkiakët se nëse nuk emërtojnë një rrugë apo një shesh gjobat do të 10-fishohen dhe kjo bëhet pikërisht që ky sistem i unifikuara adresosh të mos dështojë dhe të jetë i zbatueshëm për të gjithë.

“Çdo banesë do ketë një kod 18 shifror dhe përmes bashkëpunimit me aplikacionet orientuese ku do bashkëpunojmë më google maps, vendos kodin dhe ajo ti sjell te adresa shtëpisë. Çdo rrugë e paemërtuar nga kryebashkiakët do marrë gjobë 10-fish më të lartë. Duke krijuar një sistem të unifikuar synojmë të përmirësojmë cilësinë e sherbetimeve dhe forcojmë kapacitetet e institucioneve shtetërore”, tha Balla.

/rtsh.al/