RTSH 24 Live

Lifestyle

Si mund të matet mosha biologjike?

22/01/2023

Si mund të matet mosha biologjike?

Mosha kronoligjike dhe mosha biologjike shkojnë në dy pista të ndryshme. Por si mund të matet mosha biologjike? Në internet ka teste të shumta të cilat marrin parasysh faktorë të ndryshëm nga gjenetika te psikologjia, nga parametrat klinikë te aftësitë njohëse.

Ekzistojnë teste të vërtetuara shkencërisht për të vlerësuar se sa të vjetra janë enët e gjakut dhe të tjera që vlerësojnë aftësinë njohëse. Disa janë shumë të dobishme për të moshuarit. Ndër këto, matja e shpejtësisë së ecjes ose aftësia për të qëndruar në këmbë dhe ulur, të cilat parashikojnë jetëgjatësinë ose mungesa e sëmundjeve. Sidoqoftë, testet zakonisht nuk janë shumë të sakta.

Kjo sepse nuk ka asnjë test të vetëm me vlefshmëri shkencore që mund të na tregojë me siguri moshën "e vërtetë" të të gjithë organizmit, por ka shumë teste të cilët na ndihmojnë të nxjerrim një “pamje” të organizmit tonë. Kjo u nënvizua kohët e fundit nga Brian Kennedy profesor në Universitetin e Singaporit, i cili duke matur 400 teste të ndarë në nëntë kategori për të vlerësuar moshën biologjike të organeve dhe sistemeve duke nisur nga veshkat tek sistemi imunitar, ai shoqëroi një matje të aftësisë së përgjithshme fizike dhe analizimin e fytyrës. Sipas Kenedit, pjesë të ndryshme të trupit kanë mosha të ndryshme biologjike dhe është e vështirë të bëhet një test gjithëpërfshirës ​​edhe pse mosha kardiovaskulare duket të jetë e lidhur ngushtë me moshën kronologjike .

Sipas autorit, David Burman nga Universiteti i Stanfordit (SHBA), ka metoda që tregojnë me përafrim moshën e sistemit imunitar dhe rrjedhimisht edhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Testi që mat të ashtuquajturën moshë fenotipike, është një parashikues i vdekshmërisë dhe plakjes, i ideuar nga Dr. Levine, duket gjithashtu i saktë. Përgjigja jepet nga një algoritëm që merr parasysh nëntë parametra të dallueshëm me një test gjaku sic është albumina, kreatinina, glukoza, proteina C-reaktive, fosfataza alkaline, vëllimi mesatar i qelizave, përqindja e limfociteve, numri i qelizave të bardha të gjakut dhe qelizat e gjakut. 

/rtsh.al/