RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Premte, 16 Prill 2021

16/04/2021

Si do të jetë moti sot, e Premte, 16 Prill 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të ftohta të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E Premte, 16 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu pasdite në Jug dhe Jug-lindje`. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë. 

Temperaturat:

Zona malore     -1/13°C

Zona e ulët          3/18°C

Zona bregdetare  6/17 °C

Kosova, e Premte, dt 16 Prill 2021

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12 gradë Celcius.

E Shtunë, 17 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të përqëndruara në zonën Veri-Perëndimore`. Në verilindje do të ketë reshje bore.  Era do të jetë me drejtim  Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore. 

Temperaturat:

Zona malore      2/9°C

Zona e ulët          6/17°C

Zona bregdetare  8/17 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari