RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër. E Mërkurë 26 Janar 2022!

26/01/2022

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër. E Mërkurë 26 Janar 2022!
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po vijon të jetë në ifluencën e rrymave ajrore të ftohta Arktike, të cilat po mbajnë mot me të thatë dhe temperatura të ulëta në vendin tonë.

E Mërkurë, 26 Janar 2022

Moti do të jetë do të vijojë me diell dhe prani të ngricave dhe akullit dhe mjegull në mëngjes . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -10/3°C
Zona e ulët          -8/9°C
Zona bregdetare  -4/10°C

Kosova, e Mërkurë dt 26 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull të ngrirë. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën -2 - 3°C .

E Enjte, 27 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare.  Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -9/3°C
Zona e ulët          -3/10°C
Zona bregdetare  2/11°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari