RTSH 24 Live

Kronika

Shqyrtimet në KAS, rrëzohen kërkesat ankimore për Elbasanin, Korçën dhe Fierin

31/05/2021

Shqyrtimet në KAS, rrëzohen kërkesat ankimore për Elbasanin, Korçën dhe Fierin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe për tre qarqet e mbetura.

KAS ka rrëzuar kërkesën për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në Qarkun e Korçës, Elbasanit dhe Fierit.

PD dhe LSI, ankimuan rezultatin e zgjedhjeve në këto qarqe, me arsyetimin se Partia Socialiste i ka manipuluar, përmes shit-blerjes së votës.

Me vendimin e dhënë për Korcën, Elbasanin dhe Fierin është përmbyllur procesi i shqyrtimit të ankimimeve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, ndërsa ky proces do të vijojë në Kolegjin Zgjedhor për të gjitha kërkesat që opozita do të vendosë të dërgojë atje për ankimim.