SHBA dhe Shqipëria kanë tashmë partneritet të fortë strategjik. Kjo u theksua gjatë një takimi që Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore dhe Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE) zhvilluan të mërkurën me kryeministrin, Edi Rama. Lajmi u bë i ditur nga ambasada e SHBA në Tiranë.
Delegacioni diskutoi mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund te forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes.
Përveç kësaj, George përcolli mirënjohjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA për kryeministrin, për mikpritjen e jashtëtakonshme të ofruar nga shqiptarët për afganët, të cilët janë në pritje të zhvendosjes drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë dy viteve të fundit.
/rtsh.al/