Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 26 vjeçari Enea Themollari nga plagët e marra nga tritoli i vendosur më 14 korrik në lagjen Haxhias të Elbasanit.
Lajmi është bërë i ditur nga postimet e familjarëve. I ndjeri ditën që është vendosur tritoli përballë fqinjit të tij, sapo ishte kthyer nga emigrimi për të takuar familjarët e tij.
26-vjeçari ndodhej në banesën e tij, por presioni i shpërthimit të tritolit, i vendosur përballë banesës së tij shkatërroi portën hyrëse të apartamentit të të ndjerit dukë e goditur rëndë në kokë.
Prej datës 14 korrik, Enea Themollari ndodhej në reanimacion, por nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.
/rtsh.al/