E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën Katolike Shqiptare dhe besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe Kosovë pasi dy klerikët, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, u shpallen martirë.
At Luigj Palaj, Paliq prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkodër, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian, u shpallen martirë ditën e sotme duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë.
Mesha e Shenjtë u mbajt sot në orën 10:00 nën drejtimin e të dërguarit të posaçëm të Papa Franceskut, eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro
Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.
Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe. Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë.
Nga ana tjetër, Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit, Ernest Troshani dhe arqipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.
Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë në këtë moment historik.
/rtsh.al/