RTSH 24 Live

Botë

Shoferi 'i zemëruar nga zgjidhja e divorcit' përplas makinën në turmë duke vrarë 35 persona në qytetin kinez

12/11/2024

Shoferi 'i zemëruar nga zgjidhja e divorcit' përplas makinën në turmë duke vrarë 35 persona në qytetin kinez

Një kinez i mërzitur nga divorci me bashkëshorten dhe i pakënaqur me ndarjen e pasurisë, përplasi makinën e tij në një turmë, duke vrarë të paktën 35 persona dhe duke plagosur 43 të tjerë, tha policia.

62-vjeçari u arrestua pas sulmit të së hënës mbrëma jashtë një qendre sportive në qytetin Zhuhai në Kinën jugore.

Pamjet e publikuar nga mediat vendase, tregojnë dhjetëra njerëz të shtrirë të palëvizshëm në pista dhe fusha vrapimi, me këpucë dhe rroba të shpërndara nëpër terren.

Shumë prej të plagosurve duket se ishin të veshur me veshje sportive. Shumica ishin të moshës së mesme, megjithëse mes viktimave ishin adoleshentët dhe fëmijët, Caixin, raportoi një media kineze.

Mjetet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje

Thirrjet e “terroristit” u dëgjuan teksa ambulancat mbërritën në vendngjarje.

“(Mjeti) goditi përreth, duke plagosur njerëz në seksione të ndryshme të pistës rrethore të fushës sportive, në të gjithë zonat lindore, jugore, perëndimore dhe veriore,” tha një dëshmitar.

Ata thanë se ai ishte pa ndjenja dhe po merrte kujdes mjekësor pasi u gjet në makinën e tij me një thikë dhe me plagë që besohej se i kishte vetëshkaktuar.

Sipas një hetimi paraprak, ai ishte i pakënaqur me ndarjen e aseteve financiare në divorcin e tij, tha policia të martën.

Xi Jinping , presidenti kinez, ka kërkuar "përpjekje të gjithanshme" për të trajtuar njerëzit e plagosur dhe ka "kërkuar ndëshkimin e autorit në përputhje me ligjin", tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Krimi i dhunshëm është i rrallë në Kinë për shkak të ligjeve të rrepta të sigurisë dhe armëve.

Megjithatë, një rritje e raporteve për sulme me thikë në qytetet e mëdha ka tërhequr vëmendjen e publikut për sigurinë në hapësirat publike.

Në tetor, një sulm me thikë në Pekin la pesë persona të plagosur jashtë një prej shkollave fillore kryesore të qytetit. Një muaj më parë, një student japonez u godit me thikë për vdekje jashtë shkollës së tij në Shenzhen.

/rtsh.al/