Shkolla "Bedrie Bebeziqi" e cila ishte njëra prej të dëmtuarave nga tërmeti i 26 nëntorit në 2019 në Durrës është fituese e çmimit ndërkombëtar të arkitekturës "BigSEE Architecture Award 2021". Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se "dje ishte gërmadhë e tërmetit ndërsa sot fituese e një çmimi prestigjioz".
“SHKOLLA "Bedrie Bebeziqi" dje gërrmadhë e tërmetit në Durrës, sot FITUESE E ÇMIMIT PRESTIGJOZ NDËRKOMBËTAR TË ARKITEKTURËS. "BigSEE Architecture Aëard 2021”, shkruan Rama.