RTSH 24 Live

Art

Shkodër, nis rehabilitimi i kinemasë 

26/12/2023

Shkodër, nis rehabilitimi i kinemasë 

Shumë shpejt qyteti i Shkodrës do të këtë një kinema të rikonstruktuar, e cila do të shërbejë edhe si qendër edhe për aktivitete kulturore.

Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e plotë të godinës së vjetër të kinemasë e cila prej vitesh adminsitrohej nga një shoqëri private.

Fillimisht po punohet për restaurimin e fasadës së kësaj godine si fazë e parë për t’i kthyer asaj identitetin  e munguar prej kohësh.
 
Rikonstruksioni i plotë i kinemasë është një prej shumë projekteve që bashkia  ka nisur dhe do të zbatojë në Shkodër  që pritet të kenë një impakt pozitiv për qytetarët si dhe për turistët e shumtë që vizitojnë Shkodrën. 

/ rtsh.al /