RTSH 24 Live

Aktualitet

Dita e Europës, historiani Kasmi: Antifashizmi është vlerë! Ja momenti që vendosi fatet e Shqipërisë

09/05/2024

Dita e Europës, historiani Kasmi: Antifashizmi është vlerë! Ja momenti që vendosi fatet e Shqipërisë

Historiani Marenglen Kasmi, i ftuar në studion e RTSH 24 me gazetaren Albana Agolli, foli për Ditën e Europës, 9 Majin, si data kur "popujt festojnë, nderojnë dhe kujtojnë fitoren e madhe antifashiste, e cila u fiksua me nënshkrimin e dorëzimit të pakushtëzuar të imperialistëve nazistë më 9 maj 1945."

Si lindën forcat ekstreme të përfaqësuara nga Hitleri dhe Duçja?

Gjeneza e këtyre forcave ekstreme ka qenë Lufta e Parë botërore. Pra pa një luftë të tillë botërore vështirë se do të kishim këto zhvillime politike dhe ushtarake në Europë apo dhe në Botë në mesin e shekullit të XX.

Lufta e Parë botërore është ajo që i ndezi të gjitha vatrat problematike në Europë. Kemi parasysh në plan të parë sanksionet që do t'i viheshin Gjermanisë pas Luftës. Kemi parasysh dhe nacionalizmin në rrije pikërisht pas këtyre sanksioneve të vendosura. Po ashtu duhet të kemi parasysh de vatra të tilla nacionalizmi që ishin po ashtu në rritje, këtu kam parasysh Italinë por dhe në skajin tjetër të Botës që është Japonia , e cila do t'i bashkohej Bllokut Qendror në këtë luftë.

Nëse do të krahasonim Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore janë dy luftëra që kanë një ndryshim jo vetëm në intensitetin e zhvillimit, në pikëpamje të zhvillimit të doktrinave ushtarake por dhe për shkak të asaj që përfaqësonin. Në luftën e Dytë Botërore nacionalizmi i Fashizmit dhe Nazizmit gjë që bëri të mundur që të bazoheshin shumë në ideologji në luftërat e tyre. Ideologjia racore kishte tendencë për të zotëruar botën.

A u rrit ky nacionalizëm dhe prej frikës që kishin ndaj komunizmit?

Në këtë periudhë komunizmi ishte diçka në modë në Evropën Perëndimore. Por në pikëpamje të zhvillimit patjetër ishin kundërshtar sepse ishin në skaje të ndryshme.

Por nuk qëndron këtu e vërteta mes dy ideologjive. Hitleri në propagandën e tij kishte si qëllim të denonconte komunistët sepse sipas tij, ata e sabotuan në prapavijë këtë luftë.

Më pas ai ndryshoi nga komunistët mendonte se ishin hebrenjtë ata që kishin sabotuar këtë luftë. Kjo ishte thjesht filozofia e tij e çmendur sepse ai kishte si qëllim të kishte si dominancë racën ariane. Por si thelb kjo ishte dhe një luftë ideologjike pavarësisht se nuk do t'i pengonte të bëheshin aleatë dhe këtu kam parasysh aleancën e Stalinit, Ruzveltit dhe Çërçillit.

Pavarësisht se ishin ideologji të kundërta u bënë së bashku kundër armikut të përbashkët që ishte nazismi dhe fashizmi. 

Pas luftën së Dytë Botërore serish Bota u nda në dy pole. Ndërsa në Luftën e Parë ishte vetëm SHBA-ja si superfuqi në Luftën e Dytë kishim dy pole.

Cilat ishin momentet që vendosën fatet e Luftës? 

Hyrja e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore ishte përcaktuese në ecurinë e mëtejshme të luftës. Në dy vitet e para nazizmi kishte avancuar shumë në Europë dhe kishte depërtuar dhe në thellësi në Bashkimin Sovjetik. Me hyrjen e SHBA-së që fillimisht asistonte me fuqizime financiare dhe usharake fillon një kthesë në luftë me futjen e saj në front nga pikëpamja ushtarake. Beteja e Stalingradit në 1943, për këdo që gjykonte ftohtë mund të kupotohej që lufta nuk mund të fitohej nga Hitleri dhe lufta kishte kthyer.

Si u përfshi Shqipëria në këtë luftë?

Shqipëria u përfshi në këtë luftë jo më dëshirën e saj, por ishte e detyruar që të jepte kontributin e saj në Luftën e Dytë Botërore. Siç dihet tashmë ndodh që Shqipëria u nda në dy kampe.

Antifashizmi është një vlerë, sepse nuk do ishim duke folur në ditën kundër Fashizmit. Por për sa i përket teorive të zhvilluara që trupat gjermanë ishin kalimtare dhe jo pushtues unë mendoj se kjo ushqehet më tepër nga politika dhe jo nga historia. Në momentin që një ushtri e huaj shkel një vend tjetër pa dyshim që ky është pushtim, sepse ushtria instaloi një qeveri, një aparat ushtarak, kryen operacione ushtarake dhe prish pasuri, ndaj quhet pushtim. Shqipëria bërë zgjedhjen e drejtë duke u rreshtuar kundër nazi-fashizmit.

/rtsh.al/