RTSH 24 Live

Teknologji

Shkencëtarët projektojnë burim energjie për të jetuar në Hënë

04/09/2023

Shkencëtarët projektojnë burim energjie për të jetuar në Hënë

Shkencëtarët kanë zhvilluar një burim energjie që mund të lejojë astronautët të jetojnë në Hënë për periudha të gjata kohore. Programi Artemis i udhëhequr nga NASA shpreson që në Hënë do të ketë energji në vitin 2030.

Universiteti Bangor ka projektuar qelizat e karburantit bërthamor, me madhësinë e farave të lulëkuqes për të prodhuar energjinë e nevojshme për të pasur jetë atje.

Hëna, e cila shihet nga disa si porta për në Mars, përmban shumë burime të vlefshme të nevojshme për teknologjinë moderne. Shpresa është se mund të përdoret si një trampolinë për të arritur planetët përtej.

Ekipi i Bangor, i cili është një lider botëror për karburantet, po punon me partnerë si Rolls Royce, Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar, NASA dhe Laboratori Kombëtar Los Alamos në SHBA.

Në një pjesë të Hënës, temperaturat bien në nivele shumë të ulëta madje mund të shkojnë deri -248C, sepse nuk ka atmosferë për të ngrohur sipërfaqen.  Studiuesit kanë dërguar një qelizë të vogël të karburantit bërthamor, të njohur si Trisofuel te partnerët e tyre për testim. Kjo qelizë Trisofuel mund të përdoret për të fuqizuar një gjenerator mikro bërthamor, të krijuar nga Rolls Royce.

Gjeneratori është një pajisje portative, me madhësinë e një makine të vogël dhe "diçka që mund ta ngjitni në një raketë", tha Prof Middleburgh i cili është pjesë e ekipit.

Ajo do të testohet plotësisht dhe do të kalojë me forca të ngjashme me ato të shpërthyera në hapësirë gati për një bazë në Hënë në vitin 2030./BBC/

/rtsh.al/