RTSH 24 Live

Ekonomi

Shitja e agrumeve nën kosto - Fermerët në Lushnjë e Fier, po i zëvendësojnë ato duke mbjellë ullinj

18/02/2025

Shitja e agrumeve nën kosto - Fermerët në Lushnjë e Fier, po i zëvendësojnë ato duke mbjellë ullinj

Momentalisht është koha e mbjelljes së fidanëve dhe fermerët po kryejnë mbjelljet e reja. Në Kolonjë të Lushnjës dhe Vajkan të Fierit kërkesat për fidanët e ullirit kanë trefishuar çmimin. Kjo pasi ka kërkesë për blerjen e tyre, pasi fermerët po heqin dorë nga agrumet për shkak të shitjes nën kosto të prodhimit dhe stokut të krijuar.

Ulliri kërkohet më shumë sivjet, janë shtuar shumë kërkesat dhe nuk ka ullinj”, u shpreh fermeri Qani Dërka.

Fermerët pohojnë se gjatë 5 viteve të fundit nuk ka pasur kërkesa për mbjelljen e ullinjve, ndaj ata kanë prodhuar pak fidanë. Këtë vit gjithçka ka ndryshuar, është rritur kërkesa dhe çmimi.

 “Kërkojnë ullinj koronet ndërsa mandarinat i shitëm me 250 lek”, u shpreh Aris Alla, një tjetër fermer.

Fidanët prodhohen në kushte serre nga vet fermerët të cilët ankohen se nuk gjejnë dot punëtorë. Sipas tyre ata punojnë familjarisht pasi të rinjtë kanë emigruar duke detyruar moshat e treta të merren me bujqësi. Fidanët e ullirit kërkohen të mbillen me shumicë në qarqet e Tiranës, Beratit, Durrësit dhe Shkodrës.

/rtsh.al/