RTSH 24 Live

Aktualitet

Sherri për guroren në Borizanë/ Vihen në pranga 4 persona, në kërkim 3 të tjerë

07/07/2023

Sherri për guroren në Borizanë/ Vihen në pranga 4 persona, në kërkim 3 të tjerë

Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë në lidhje me konfliktin e një dite më parë në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona goditën me sende të forta shtetasit B. M. dhe J.  M.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë.

Policia ka ndaluar shtetasit  I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, P. Rr., 65 vjeç, N. M., 35 vjeç, L.  Rr., 54 vjeç, D. Rr., 31 vjeç për zbardhjen e çështjes, ndërsa  4 prej tyre janë arrestuar I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç,  A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, “Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/