RTSH 24 Live

Sociale

Shërbimet dimërore në pemëtore - Fermerët nisin krasitjen, tri format sipas moshës së pemëve

10 orë para

Shërbimet dimërore në pemëtore - Fermerët nisin krasitjen, tri format sipas moshës së pemëve

Një ndër masat që merret në këtë periudhë në pemëtore është kryerja e krasitjes. Specialistët e pemëtarisë këshillojnë që procesi të kryhet kur të kemi një rritje të temperaturave jo kur ka prani ngricash ndërsa rekomandon disa lloj krasitjesh që mund të aplikohen në bazë të moshës së pemëtoreve.

Fermerët që kultivojnë drufrutorë kanë nisur të kryejnë një sërë shërbimesh në pemëtore.

Një ndër proceset më të rëndësishme është krasitja e cila sipas specialistit të pemëtarisë Nevjon Telha, mund të kryhet në 3 forma. Krasitja kryhet jo vetëm që të stabilizohet prodhimi por edhe të ruhet vit pas viti, kjo nëpërmjet diferencimit ta sythave frutorë.

Specialist i sektorit të pemëtarisë, Nevjon Telha u shpreh për mikrofonin e RTSH-së.

“Krasitja ndahet në tre forma. krasitje formuese që është në hapat e para mbas mbjelljes së fidanëve të krijimit të pemëtores duke i dhënë formën e kurorës për dy-tre vitet e para. 

Së dyti  kemi krasitje prodhuese pas vitit të 7-8 vitet e para dhe krasitja deri në maksimumin e prodhimi 20/25 vjeçare. Kjo varet dhe nga nën shartesa sepse jo të gjitha pemëtoret kanë një jetëgjatësi të njëjtë. E fundit është ajo që quhet krasitje ripërtëritëse me pemëtoret e vjetra në mënyrën që të shtyjmë kohën dhe marrim maksimumin e shfrytëzimit të pemëtores.

Krasitja ka nisur që në muajin dhjetor dhe do të vijojë deri në mars. Një tjetër proces i rëndësishëm që duhet kryer për të pasur një prodhim të mbarë, është edhe plehërimi.

 

/rtsh.al/