RTSH 24 Live

Botë

SHBA nuk mbështet operacionet e Izraelit në jug të Gazës: Pa plane për të mbrojtur civilët

13/02/2024

SHBA nuk mbështet operacionet e Izraelit në jug të Gazës: Pa plane për të mbrojtur civilët

Shtëpia e Bardhë po i kërkon qeverisë izraelite të punojë drejt një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës që do të lejonte lirimin e pengjeve të Hamasit dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare për popullsinë civile të enklavës palestineze të rrethuar.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se është bërë përparim në negociatat që synojnë një ndërprerje humanitare të armiqësive, por duhet bërë më shumë. "Ne vazhdojmë të mbështesim një ndërprerje të zgjatur të armiqësive për arsye humanitare," shtoi ai.

Në një telefonatë dje, presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ai "nuk duhet të vazhdojë me një operacion ushtarak në Rafah pa një plan konkret për të mbrojtur civilët e grumbulluar atje.

Uashingtoni nuk është kundër planeve të ushtrisë izraelite për "të shkuar në Rafah për të marrë Hamasin", sqaroi Kirby, duke shpjeguar se Shtëpia e Bardhë nuk rekomandon vazhdimin e një operacioni në shkallë të gjerë "pa një plan të besueshëm për miliona njerëz që kanë u strehua në Rafa. Izraeli ka detyrimin t'i mbrojë ata.", thekson ai.

Nga ana e tij, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu po mbron planin e tij për të nisur një operacion ushtarak tokësor në Rafah, qytet në kufi me Egjiptin, ku aktualisht po gjejnë strehim mbi një milionë palestinezë.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

/rtsh.al/