Qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon më shumë informacion rreth smartphone-it kinez i mundësuar nga një çip i avancuar.
Pajisja e re, e cila thuhet se përfshin një procesor të ri 5G Kirin 9000s të zhvilluar posaçërisht për prodhuesin kinez Hauei (Huawei), së fundmi çuditi ekspertët e industrisë të cilët nuk e kuptuan se si kompania do të kishte teknologjinë për të prodhuar një çip të tillë pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se SHBA-së i duhet "më shumë informacion në lidhje me përbërjen e tij" për të përcaktuar nëse palët kanë anashkaluar kufizimet amerikane mbi eksportet e gjysmëpërçuesve për të krijuar çipin e ri.
Kur Hauei (Huawei) zbuloi telefonin inteligjent Mate 60 Pro në fund të muajit të kaluar, ai nuk përfshiu shumë informacion rreth çipit në uebfaqe , përtej kësaj ai premton përvojë më të mirë komunikimi dhe një lidhje më të qëndrueshme rrjeti.
Por javën e kaluar, firma konsulente TechInsights bëri një ndarje të Mate 60 për të parë më nga afër çipin, i cili dukej se ishte një procesor 7 nanometër i prodhuar nga Korporata Ndërkombëtare e Prodhimit Gjysëmpërçues të Kinës (SMIC).
SMIC, e cila është një kompani kineze pjesërisht në pronësi të shtetit, u përfshi në kufizimet e eksportit të vendosura nga qeveria e SHBA disa vite më parë./CNN/
/rtsh.al/