RTSH 24 Live

Aktualitet

SHBA hap dyert për qytetarë të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, që kanë kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

20/09/2021

SHBA hap dyert për qytetarë të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, që kanë kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

SHBA ka hapur dyert për çdo qytetarë të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që kanë kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19. Vendimi i marrë nga SHBA hyn në fuqi nga nëntori dhe i jep fund ndalimit 18-mujor për qytetarët europianë dhe britanikë. Biden hoqi kështu urdhrin e vendosur nga Donald Trump në mars të 2020. Përveç vaksinimit të plotë, qytetarët nga BE dhe Britania e Madhe do të duhet të bëjnë dhe test apo të gjurmohen. Kohët e fundit marrëdhëniet mes SHBA dhe BE nuk kanë qenë të lehta sidomos me vendimin e Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani që solli eksodin e refugjatëve dhe kaosin në Kabul.