RTSH 24 Live

Politikë

Shabani: Rama është jashtë realitetit. Këtu 500 mijë njerëz janë me ndihmë ekonomike | "3D" në RTSH

08/12/2023

Shabani: Rama është jashtë realitetit. Këtu 500 mijë njerëz janë me ndihmë ekonomike | "3D" në RTSH

Me tone kritike është shprehur kreu i nismës "Thurje" Endri Shabani gjatë analizës së tij mbi fjalimin e kryeministrit Rama në kongresin e socialistëve të mbajtur të premten. Ai u ndal tek hapat që po hedh Shqipëria drejt përafrimit të legjislacionit me BE. 

Kryeministri Edi Rama tha se, ka biseduar me Mira Muratin, shqiptaren e cila krijoi Chat GPT, për të na ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Rama thekoi se, përmes inteligjencës artificiale, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo gjë do të reduktojë kohën drejt integrimin.

Por zoti Shabani u shpreh kundër. " Përfarimi i legjislacionit është një proces serioz dhe nuk mund t'ja lesh një algoritmi kompjuterik" tha  Shabani në emisionin 3D në RTSH. Sipas tij zoti Rama ose nuk e kupton ose nuk ja kanë spjeguar siç duhet. 

"Shqipëria është një realitet jo kaq i përgjithshëm" tha Shabani. Ai përsëriti se problemet e Shqipërisë nuk zgjidhen me një algoritëm matematikor. "Rama është jashtë realitetit. Këtu 500 mijë njerëz janë me ndihmë ekonomike, jetojnë nën minimumin jetik dhe 20 mijë njerëz nuk kanë energji elektrike" tha kreu i nismës "Thurje" Endri Shabani në emisionin 3D të Alban Dudushit në RTSH.

/ rtsh.al /