RTSH 24 Live

Politikë

Shabani: Filmin Gjiknuri-Bylykbashi e kemi parë në 2008-ën

28/03/2024

Shabani: Filmin Gjiknuri-Bylykbashi e kemi parë në 2008-ën

Endri Shabani i “Nismës Thurje” ka deklaruar në studion e emisionit “3D”, të Alban Dudushit në RTSH 1 se procesi për reformën zgjedhore është një situatë e përsëritur me atë të vitit 2008.

Ai e ka cilësuar procesin për Reformën Zgjedhore të drejtuar nga Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, si një film i vitit 2008.

Deri më sot që po flasim, unë ende nuk e di versionin e Rithemelimit. Di versionin e “Nismës Thurje”, di versionin e Bashës, di versionin e Partisë Socialiste, vetëm versionin e Rithemelimit nuk e di. Duke mos e ditur nuk mund ta gjykoj. Mund të gjykoj çfarë filmi kam parë deri sot. Këtë film e kam parë që në vitin 2008, por me Oerdin, po me Gjiknurin. Janë të njëjtët aktorë të të njëtit film. Me të drejtë dyshoj se do të jetë të vijojë kështu”, është shprehur Endri Shabani.

/rtsh.al/