RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministri Balla premton shtim të sporteleve në doganave me Greqinë gjatë Ditëve të Pashkës

27/04/2024

Ministri Balla premton shtim të sporteleve në doganave me Greqinë gjatë Ditëve të Pashkës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla premtoi shtim të sporteleve në doganave me Greqinë gjatë ditëve të Pashkës.

Zoti Balla zhvilloi të shtunën një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Ai u interesua për numrin e pikave të kontrollit, dhe kërkoi shtimin e tyre në ditët e festave kur ka një fluks më të madh lëvizjeje në dy krahët e kufirit, veçanërisht gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme.

“Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare. Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin. Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit”, nënvizoi ministri Taulant Balla.

/ rtsh.al /