RTSH 24 Live

Aktualitet

Grabitet çifti italian në mes të Vlorës, i marrin sende me vlerë dhe 2500 euro

10/05/2024

Grabitet çifti italian në mes të Vlorës, i marrin sende me vlerë dhe 2500 euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në mes të Vlorës ku një çift italian është grabitur duke iu marrë sende me vlerë dhe një shumë prej 2500 euro.

Sipas informacioneve të fundit, automjeti ka qenë i parkuar në zonën e Lungomares në Vlorë ndërsa grabitësit kanë thyer xhamin e makinës duke marrë një shumë prej 2500 euro si dhe sende me vlerë.

Ndërkaq në vendngjarje kane mbërritur edhe forcat e policisë që kanë nisur hetimet duke bërë të mundur arrestimin e një 29-vjeçari.

Sipas njoftimit të policisë,  në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian.

Policia thekson se është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/rtsh.al/